Ronaldinho dhe vëllai i tij lirohet nga burgu në Paraguai

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Ronaldinho dhe vëllai i tij janë liruar nga burgu në Paraguai.

Legjenda brazilian dhe vëllai i tij ishin arrestuar në fillim të këtij vitit, pasi ishin futur në shtetin paraguaian me pasaporta false.

Pas qëndrimin në burg, ish-anëtari i Barcelonës dhe Milanit arriti një marrëveshje dhe nj parapagim që të kalonte në arrest shtëpiak, aty ku qëndroi në një hotel luksoz.

Pas tre muajve qëndrimi në atë hotel, avokatët e tij arritën që të bindin autoritetet në Paraguaian që të mbajnë një seancë dëgjimor sot (24 gusht).

Nga ajo seancë gjyqësore e mbajtur u konfirmuar se Ronaldinho dhe vëllai i tij lirohen por me disa kushte.

Ronaldinho do të zhvendoset në Brazil, aty ku nuk do të ketë të drejtë të lëshojë vendin më rreth dy vite dhe nuk lejohet që të kryejë krime të tjera.

Legjenda braziliane po ashtu ka paguar një shumë rreth 90 mijë euro për të gjithë procedurat e kryera në Paraguai.