Ish partnerja e brazilianit Ronaldinho, Priscilla Coelho, akuzon ish futbollistin e njohur për sulm fizik, të ndodhur në dhjetor 2018, kur, siç i tha revistës “Universa”, ai kishte një marrëdhënie me një femër tjetër, Beatriz Sousa.

Coelho shpjegoi në një intervistë se ish lojtari e kishte shtyrë me forcë, duke bërë që ajo të rrëzohej në kopshtin e një fqinji dhe të merrte disa lëndime. Në atë kohë, ajo nuk e ka raportuar këtë dhunë, sepse mendonte se mund të nisnin dhe t’i zgjidhnin problemet mes vete.

Coelho tha se agresioni ndaj saj kishte ndodhur në rezidencën e Ronaldinhos. Ish e dashura e kishte telefonuar në atë moment brazilianin e njohur, që ishte i lidhur zyrtarisht me të. Coelho ka marrë celularin në dorë, gjë që e bëri ish futbollistin agresiv.

Tepër i inatosur, Ronaldinho e kap për krahu partneren, i thotë të marrë plaçkat e saj dhe të largohet nga shtëpia. Me këtë rast i jep edhe një të shtyrë, duke bërë që Coelho të përfundojë nga ballkoni në kopështin e fqinjit, e lënduar. Po ashtu, Coelho pohoi se ish futbollisti ishte xheloz, tregonte sjellje agresive dhe në takimet me miqtë e tij, e ndalonte të vishej me pantallona të shkurtra.

Sipas “Universa”, Coelho e kallëzoi penalisht Ronaldinho për dhunën. Çështja është ende nën hetim. Ish gruaja kërkon kompensim dhe ndarjen e pasurisë së vendosur nga Ronaldinho Gaúcho midis viteve 2012 dhe 2018, periudhën në të cilën ishin së bashku.

Në këtë kuptim, Coelho tha se nuk varej ekonomikisht nga ish lojtari, por, pas ndarjes së vitit të kaluar, nuk ka mundur dot të gjejë punë.

Kjo, për shkak se jeta e tij është shumë e ekspozuar në rrjetet sociale (nga fama e marrë pranë Ronaldinho) dhe nuk po mund ta distancojë veten nga kjo histori.

Lidhur me reagimin e Ronaldinho ndaj këtyre deklaratave, revista kontaktoi avokatin e ish futbollistit, Sergio Queiroz, i cili mohoi akuzat dhe tha se nuk kanë marrë njoftim për cilëndo procedurë ligjore, të iniciuar nga Coelho.