Debat

Romeo i reagon Julit: U betove rrejshëm në Zot në Natën e Kadrit, ti shet veshkën për lojë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Julian Dedës dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shkak i kësaj përplasjeje mes dy banorëve ishte misioni sekret i fshehjes së cigareve, që e kishin për detyrë ta realizonin Juliani si dhe Erjola Doçi.

Pasi u zbulua gjithçka; Romeo akuzoi Julin se u betua në Zot rrejshëm vetëm për të çuar misionin e tij që kishte.

“U betove në Zot vetëm për lojë, madje në Natën e Madhe, në Natën e Kadrit. Ti shet veshkën për një lojë”, i tha Romeo, Julit me shenja nervozizmi.

Por ky i fundit, qëndroi indiferent kundrejt këtyre akuzave nga moderatori vlonjat.

Përplasja, erdhi deri në atë pikë sa duhej të reagonte Erjola për t’i thënë se ishte “thjesht një lojë”.