Roma po mendon që në afatin e janarit ta transferojë super lojtarin e Chelsea.
Ata kanë kontaktuar me skuadrën e Premierligës për shërbimet e belgut Mitchy Batshuayi, shkruan “Football Italia”.
Lojtari është aktualisht në huazim tek skuadra nga La Liga, Valencia, ku nuk po tregon sezon edhe aq të mirë.
25 vjeçari megjithatë ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme me kombëtaren e Belgjikës, ku ka shënuar 12 gola në 23 paraqitje.
Këtë sezon, ai ka shënuar vetëm tri herë në 20 paraqitje me skuadrën e Valencias.
Batshuayi do të kalojë tek Roma (nëse) vetëm në formë huazimi, nëse Schick do të largohej në janar.







