Roma

Roma së shpejti zyrtarizon vazhdimin e kontratës me De Rossin, gati edhe drejtori i ri

Daniele De Rossi ka bërë të gjithë për vete te Roma, njëherë për vite me radhë si futbollist e tani edhe si trajner.

Trajneri i ri italian ka marrë disa fitore radhazi dhe ka dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Giallorosët kanë konfirmuar më parë se do t’ia vazhdojnë kontratën De Rossit, por pa dhënë detaje.

Gjithsesi Corriere dello Sport ka raportuar se kontrata e De Rossit do të jetë dy vjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.

Ky rinovim i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Përveç De Rossit, te Roma po punojnë edhe për drejtorin e ri sportiv ku disa emra janë në listën e tyre.

Florent Ghisolfi është kandidati kryesor për ta marrë këtë pozitë, me francezin që ka bërë punë shumë të mirë në Ligue 1 me Nicen.