Gonzalo Higuain do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere për t’u rikthyer në kampionatin italian.

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në Serie A, por jo te skuadra e Juventusit.

31 vjeçari mund t’i bashkohet Romës, që është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Edin DzEkon, që pritet të largohet.

Problemi i vetëm për drejtuesit e klubit romak është paga e lartë që ka lojtari.