“San Siro"

Roma mposht Interin në San Siro, paraqitje pozitive e Asllanit

Interi është mposhtur me përmbysje në “San Siro” nga Roma e Jose Mourinhos, i cili e ndoqi këtë ndeshje nga tribuna.

“Zikaltërit” bën një lojë mjaft të mirë, por Roma u tregua pragmatiske dhe cinike para portës.

Dzeko dërgoi një top në rrjetë në minutën e 10, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 30 është Dimarco që zhbllokon rezultatin.

Vetëm 9 minuta më vonë Dybala barazon rezultatin me një gol mjaft të bukur.

Pjesa e parë përfundon në barazim 1-1, ndërsa në të dytën Interi vazhdon të dominojë dhe të krijojë më shumë raste, por pa mundur të konkretizojë.

Në minutën 67 golit iu afrua ndjeshëm edhe Kristjan Asllani, por topi do të përfundon ngjitur me shtyllën.

Në minutën 75, falë një goditje dënimi e cila krosohet nga Pellegrini, kthehet në gol nga Smalling.

2 minuta më vonë do të përfundonte ndeshja për Asllanin, por zëvendësimet nuk do t’i sillnin rezultat skuadrës së Inzaghit që merr kështu humbjen e dytë radhazi dhe vazhdon krizën e rezultateve.

Në krahun tjetër, Roma rikthehet te fitorja dhe ngjitet në top 4 të Serie A.