E ardhmja e Gonzalo Higuain duket gjithnjë e më larg Chelseat sidomos pas bllokimit të merkatos që u është bërë “Bluve të Londrës” nga ana e FIFA-s.

Në verë “El Pipita” pritet të kthehet te Juventusi që është klubi që zotëron kartonin e sulmuesit argjentinas, por jo për të qëndruar te bardhezinjtë pasi drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratici ka nisur që tani nga puna për t’i gjetur një destinacion të ri 31-vjeçarit.

Nga sa zbulojnë mediat italiane, Higuain i është propozuar Romës, duke patur parasysh edhe faktin që verdhekuqtë kanë nevojë për një qëndërsulmues pasi boshnjaku Edin Dzeko do të largohet në fund të këtij sezoni.