5-2

Roma me tjetër fytyrë në 20 minutat e fundit kundër Beneventos, 12 minuta për Kumbullën

Roma ka marrë pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur 5-2 Beneventon.

Spektaklin në Olimpico e ka fituar Roma, ku u shënuan shtatë gola dhe u zhvillua një ndeshje e mirë.

Pavarësisht rezultatit 5-2 që tregon të kundërtën, mysafirët ia vështirësuan punët shumë vendasve, pasi gjithçka ndryshoi vetëm pas minutës së 69’ kur Jordan Veretout shënoi për 3-2 nga penalltia, derisa më pas shënuan edhe Dzeko dhe Perez për 5-2.

Golat më herët për vendasit i shënuan po ashtu Dezko (dy gola në këtë takim) dhe Pedro Rodriguez.

Për mysafirët shënuan Gianluca Caprari dhe Gianluca Lapadula.

Marash Kumbulla u inkuadrua në lojë në minutën e 78’ të takimit.

Roma ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.