Një vit më parë u operua në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, ndërsa vetëm një javë më parë, talenti i Romës Devid Bouah iu nënshtrua një operacioni të njëjtë, por këtë herë në këmbën e majtë.

Megjithatë klubi i Romës ka vendosur t’i qëndrojë shumë pranë anësorit të skuadrës së të rinjve dhe e ka ftuar që pasditen e djeshme të nënshkruajë rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2024.

“Jam i shokuar, por do të të ndihmojmë të kthehesh më i fortë se kurrë”, shkroi presidenti James Pallotta pas operacionit të Bouah, ndërsa tashmë edhe ai, edhe drejtori Petrachi po i qëndrojnë pranë djaloshit.

loading…