Roma i rrëmben Milanit mesfushorin francez

Roma duket se ka parakaluar Milanin në garën për shërbimet e mesfushorit francez të Fiorentinës, Jordan Veretout.

Verdhekuqtë takuan mbrëmjen e djeshme agjentin e 26-vjeçarit, Mario Giuffredi dhe duket se kanë gjetur akordin për një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon.

Kjo lëvizje ka bindur edhe vetë mesfushorin francez, që fillimisht ishte në favor të Milanit, por tani ka pranuar verdhekuqtë dhe pritet që klubet të mbyllin marrëveshjen për shifrën e 17 milionë eurove.