Roma është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes ndaj Interit javën e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi me përmbysje sonte ndaj Lecces, në ndeshje e vlefshme për javën e 11-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 2:1.
Romakët e fituan këtë ndeshje falë dy golave në fundin e ndeshjes nga Sardar Amzoun (90+1’) dhe Romelu Lukau (90+4’).
Vlen të theksohet se Lukaku e humbi një penallti në minutën e pestë.
Për skuadrën mysafire goli u shënua nga Pontus Almqvist. Te Lecce edhe sonte për 90 minuta luajti mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.
Roma pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe renditet e teta në tabelë.
Lecce ka 13 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.







