Roma rikthehet të fitojë një derbi pas më shumë se dy vitesh. Skuadra e Daniele De Rossit mposhti 1-0 Lazion, sfidë që u vendos nga goli me kokë i Roberto Mancinit në fundin e pjesës së parë.

Shtylla u mohoi verdhekuqve golin e dytë (El Shaarawy), ndërkohë që në krahun tjetër u anulua goli i japonezit Kamada. Përfundimisht 1-0 dhe festë e tifozëve të Romës në mitikun “Olimpico”.

Rezultati i shtatë radhazi pozitiv për Romën, që e sheh veten përkohësisht 2 pikë larg Bolognës (-1 ndeshje) së vendit të katërt. Lazio mbetet në vendin e shtatë.

Në fund të tyakimit është krijuar tollovi e madhe, kjo pasi lazionët nuk mund të pajtoheshin lehtë me këtë disfatë.