Roma e nis me fitore por Mourinho nuk duhet të jetë shumë i kënaqur

Roma e ka nisur me fitore edicionin e ri në Serie A, duke e  mposhtur si mysafir Salernitanan me rezultat 0:1.

Bruno Costante ishte hero i kryeqytetasëve që e shënoi golin e vetëm në ndeshje.

Megjithatë, trajneri portugez i romakëve Jose Mourinho, nuk duhet të jetë shumë i kënaqur pasi skuadra ka shpërdoruar shumë raste, duke bërë që finishi të jetë shumë drithërues për ta.

Te Roma ka debutuar sonte edhe Dybala që pati paraqitje të mirë, ndërsa në një rast shtylla ia mohoi golin debutues.