Roma e nis mbarë në Europa League, shkëlqejnë Dzeko dhe Zaniolo

Roma e ka mposhtur 3-0 Basaksehirin në ‘Olimpico’.

Roma e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Europa League.

Në xhiron e parë të Grupit J, Roma e mposhti 3-0 në shtëpi skuadrën turke, Basaksehir.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 42-të, Junior Caicara shënoi autogol.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe tre herë.

Fillimisht Dzeko shënoi për 2-0 pas një asistimi nga Nicolo Zaniolo në minutën e 58’, ndërsa ky i fundit e gjeti golin gjithashtu duke realizuar për 3-0 në atë të 71-të.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Justin Kluivert në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndeshja tjetër në Grupin J u zhvillua në mes të Borussia Mönchengladbach dhe Wolfsberger AC, këta të fundi triumfuan 0-4 në Gjermani.

loading…