Roma dhe Atalanta arrijnë marrëveshje për Mancinin, prezantimi javën e ardhshme

Gianluca Mancini mund të quhet një futbollist i ri i Romës.

Roma dhe Atalanta tanimë kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit italian në kryeqytet.

Klubi nga kryeqyteti italian ka pranuar të paguajë 21 milionë euro në drejtim të Atalantës si dhe katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.

23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Romën ku do të fitojë një pagë prej 2,5 milionë euro në vit.

Mancini ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës ku falë paraqitjeve të mira është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Italisë.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka zhvilluar 35 ndeshje me klubin zikaltër ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.

Interesim për italianin kishin shprehur edhe skuadrat tjera si Milan, Napoli dhe Everton.

loading…