Roma bën detyrën ndaj Entella-s, shkëlqen “dështimi” (VIDEO)

Roma ka mposhtur 4-0 Entella-n dhe ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e Di Francesco-s ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj ekipit të kategorisë së tretë dhe lojtari i ndeshjes ka qenë sulmuesi Patrick Schick.

Çeku ka shënuar një dopietë mbrëmjen e sotme në Olimpico. Ai tashmë ka 5 gola në po aq ndeshje në Coppa Italia dhe të gjithë janë shënuar brenda.

Kohët e fundit Schick është quajtur një dështim, dhe ka qenë pranë një huazimi për të luajtur më shumë diku tjetër, por kjo paraqitje mund t’i ketë ndryshuar mendjen Eusebio Di Francesco-s.

Në çerekfinale, Roma-n e pret Fiorentina, me ndeshjen që do të luhet në Olimpico të Romës.

Dy shënuesit e tjerë të ndeshjes ishin Marcano dhe Pastore. I vetmi lajm i keq ishte dëmtimi i Juan Jesus që në minutën e 10-të.

https://www.youtube.com/watch?v=XQEYIQcuImM