Roma arrin marrëveshje me Hellas Veronën rreth Kumbullës

Marash Kumbulla mund të transferohet te Roma.

Sipas “Sky Sport Italia”, skuadra nga kryeqyteti është gati të heqë dorë nga bisedimet me Manchester Unitedin për Chris Smallingun, pasi është pranë arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Hellas Veronas, Marash Kumbulla.

Marrëveshja me Veronan është arritur shpejt dhe shqiptari do të huazohet te Roma me obligim të blerjes për 30 milionë euro.

Për Kumbullën interesim kanë shprehur edhe skuadra si Interi, Lazio dhe Napoli.