Rojo kërkon largimin nga Manchester United

Marco Rojo kërkon të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit.

Manchester Evening News, shkruan se Rojo po kërkon kalimin te një skuadër ku mund të luajë titullar, pasi te Unitedi nuk është i kënaqur me hapësirën që po e ka.

Raportohet se në garë për transferimin e Rojos janë disa klube, e më së afërmi është Valencia.

29 vjeçari ka luajtur në vetëm 9 ndeshje në këtë sezon me Manchester Unitedin.

Kontrata me klubin anglez i skadon në vitin 2021.