Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
Rohde ka thënë se nëse Kosova do të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë çdo ligj të ri duhet ta bëjë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Rohde shton se rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare janë injoruar.
@ballkani.info “Janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, “Deputetët nuk duhet me votu”. Konjufca i pakënaqur megjithatë e voton ligjin përmes të cilit pushteti synon t’i kap dhe t’i nënshtrojë mediat #glaukkonjufca #albinkurti #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info
“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.
The #Kosovo Assembly missed an opportunity today to have two good laws in place, the amended Law on Kosovo Prosecutorial Council and the Law on Independent Media Commission, failing to fully incorporate the recommendations of the EU and other international organizations.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 11, 2024







