Milan
“Rodriguez është shumë i lumtur në Milan”
Ricardo Rodriguez është shumë i lumtur në Milan sipas agjenti të mbrojtësit zviceran.
Rodriguez iu bashkua Milanit nga Wolfsburgu në verën e kaluar, dhe ka startua në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.
“Ai është duke bërë paraqitje të nivelit të lart”, ka thënë agjenti i lojtarit, Gianluca Di Domenico.
“Ai është adaptuar më shumë në kohën e fundit në Serie A, pasi shumica që vijnë nga jashtë në fillim kanë probleme që të adoptohen”.
“Ekziston një respekt i i madh për Gattuson, ai gjithmonë është në i gatshëm dhe është një person unik në futboll”.
“Gattuso i do djelmoshat dhe është në gjendje të bëjë gjithçka për ta, dhe lojtarët e dinë këtë”.
“konkurrenca me Diego Laxalt? Një klub si Milani duhet ta ketë një skuadër të madhe, t’i ndihmojë dhe t’i lejojë lojtarët që të pushojnë. Në vitin e kaluar Ricardo luajti çdo lojë”.
“Ai dëshiron të qëndrojë në Milan, është shumë i lumtur”.