Robin Krasniqi shikon ndeshjen e Gjermanisë bashkë me politikanin e njohur kosovar

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi së bashku me politikanin, Gani Dreshaj shikuan ndeshjen e Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Portugalisë.

Gjermania arriti fitoren e parë në EURO20, duke e mposhtur 4 me 2 Portugalinë.

Gani Dreshaj këtë ndeshje e shikoi me kampionin e botës në boks, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi.

“Bashkë me kampionin e botës në boks, shikuam fitoren e kampionëve në ardhje të Evropës në futboll. Fitorja 4 me 2 ishte sinjal i fuqishëm i cilësisë dhe mentalitetit të fuqishëm gjerman.  Robin Krasniqi na nderoi sot me praninë e tij, ashtu siç do të na nderojë Gjermania sivjet në Europian”, ka shkruar Dreshaj në rrjetet sociale.