Mbrojtësi skocez

Robertson pret atmosferë të zjarrtë ndaj Crvena Zvezdës

Mbrojtësi i krahut i Liverpoolit, Andy Robertson ka paralajmëruar se skuadra e tij do të takohet me një kundërshtarë tjetër ndaj Crvena Zvezdës duke iu referuar atmosferës në Beograd.

Nënkampionët e Champions Leagues triumfuan thellë 4-0 kundër klubit serb para dy javëve në “Anfield Road”, por udhëtimi në Beograd sipas Robertson do të rezevojë një sfidë më të madhe për “The Reds”.

“Ne shënuam në kohën e duhur në “Anfield” por në shtëpi ata janë bisha dhe këtë e dëshmuan përballë Napolit duke e fituar një pikë. Shpresoj që mund të heshtim turmën dhe t’i marrim 3 pikët që na nevojiten”, deklaroi Robertson.

Mbrojtësi skocez beson se eksperienca e fituar gjatë sezonit të kaluar në Champions League do t’i ndihmojë Liverpoolit të përballojë me sukses atmosferën e stadiumit “Rajko Mitic”.

“Presim një tjetër atmosferë elektrizuese, kemi parë video të tifozëve të tyre. Megjithatë ne kemi përjetuar atmosfera të tilla edhe më herët teksa duhet të fokusohemi te puna jonë. Gjysmëfinalja e edicionit të kaluar ndaj Romës kishte një atmosferë të jashtëzakonshme, por ne ia dolëm ta menaxhojmë atë”, nënvizoi 24 vjeçari.