Lewandowski

Robert Lewandowski konfirmon planet e tij për të ardhmen

Më herët gjatë këtij sezoni ishte raportuar se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit aktual, por këtë mundësi tashmë e ka përjashtuar polaku.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Lewandowski tha se largimi nga Barcelona nuk është në planet e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë me klubin të paktën edhe dy vite të tjera.

“T’i them lamtumirë Barcelonës nuk është në planet e mia. Të largohem nga klubi në verë nuk është një problem”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Bild.

“Fizikisht, unë ndihem mirë përsëri. Kisha probleme fizike në pjesën e parë të sezonit, që prej fillimit të parasezonit. Gjërat u bënë më mirë në 2024. Unë luajta disa ndeshje të mira, ndonjëherë në një pozicion tjetër, por isha në gjendje të dhuroja asistime”.

“Për aq kohë sa vazhdojë që të ndihem mirë siç ndihem tani, dhe të vërej se në stërvitje askush nuk më tejkalon mua, unë do të vazhdojë të luajë”.

“Deri më tani, unë do të them që planifikoj të qëndroj tek Barcelona për të paktën edhe dy vite të tjera”, është shprehur polaku.

Kontrata aktuale e Lewandowskit me Barcelonën skadon në 2026, por mund të rinovohet edhe për një sezon tjetër.

35-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 43 paraqitje për blaugranasit këtë sezon.