Rizvanolli: Presim ndihmë nga Shqipëria dhe Maqedonia për të tejkaluar krizën energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke pritur ndihmë nga Shqipëria e Maqedonia për të tejkaluar krizën energjetike.

Ajo thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me të dyja vendet.

“Ne si ministri që nga vera kur kriza është shfaqur në Evropë kemi pasur komunikim me të gjithë akterët në sektorin e energjisë, takime këto që janë intensifikuar gjatë tetorit kur kriza ka filluar ti prekë shtetet e rajonit. Më 2 nëntor 2021 kemi themeluar task-forcën teknike në rast të emergjencave energjetike.Kemi bërë përpjekje që të bashkëpunojmë me Shqipërinë e Maqedoninë. Për këtë çështje kam pasur takime për të parë mundësitë që të këmbejmë me këto dy shtete. Kjo ka qenë e vështirë pasi që të dy shtetet përballen me këtë krizë”, tha ministrja.

Poashtu ajo theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm në baza ditore, sidomos me Shqipërinë që të  ndihmojnë me këmbimin e energjisë.