Rivaliteti anash, tifozët e Milanit dhe Interit bashkohen për një kauzë më të madhe

Kur është një kauzë më e madhe, edhe rivalët më të mëdhenj mund të bëhen bashkë. Rasti konkret së fundmi është te tifozët ultras të Milanit e Interit.

Dy tifozeritë janë bashkuar në një nismë për të dërguar ushqime, rroba dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për pjesët më të varfra të Milanos.

Përfaqësuesit e dy taboreve kanë mbledhur të mira materiale për t’u dhënë njerëzve në nevojë në qytet. 

Gjithçka u dorëzua dje në delegacionin e “Engjëjve të Qytetit” të pranishëm në San Siro.