Rivali i Ballkanit në Conference League transferon ish-futbollistin e Interit

Tashmë është zyrtare, Ibrahima Mbaje është futbollist i ri i skuadrës së CFR Cluj.

Ish-mbrojtësi i Interit, ka firmosur një kontratë me ekipin e njohur rumun, të cilët janë dhe kundërshtari i Ballkanit të Ilir Dajës në grupet e Ligës së Konferencës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Rumania me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku i kanë uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit senegalez.

Mbaje vjen pas eksperiencës 8-vjeçare me Bolognan në Serie A, teksa aktualisht me emilianët në këtë sezon u aktivizua në 8 ndeshje në kampionat, por pa mundur dot të shënojë gol dhe të asistojë.

Senegalezi e nisi karrierën e tij me Interin teksa më parë ka pasur eksperiencë edhe me skuadrën e Livornos.