Rita Ora shfaqet me shumë stil rrugëve të Londrës, ndërsa shijon atmosferën e freskët vjeshtore

Ajo ka qenë duke shijuar disa kohë joproduktive pas përfundimit të turneut të saj gjashtë mujor, të titulluar “Phoenix”.

Rita Ora, 28 vjeçe, ekspozoi stilin e saj ndërsa shijoi një shëtitje me shoqëri në Londër, të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa ishte e mbështjellë me një pallto të gjelbër, të rregulluar dhe të mbuluar me karficë zbukurimi.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” tregoi një elegancë unike, ndërsa dukej tejet tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

Me një palë syze dielli, bukuroshja me origjinë nga Kosova mbronte sytë e saj nga dielli i hershëm i vjeshtës, ndërsa dukej edhe më tërheqëse.

Ajo dukej e qetë dhe e lumtur ndërsa përshkoi detyrat e saj ditore, e cila përfshinte një vizitë në zyrën e menaxhmentit të saj.

Ylli përfundoi turneun e saj “Phoenix”, i cili filloi në muajin mars, në Paris, duke dhuruar një shfaqje të jashtëzakonshme në kryeqytetin francez.

Rita së fundmi foli në një intervistë për Daily Star, për seksualitetin e saj dhe pranoi se dëgjon zëra se ajo po takon çdo mashkull me të cilin del në fotografi, dhe një gjë të tillë e bëri të ndjehet zhgënjyese.

Duke folur për jetën e saj të dashurisë, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë nga burrat dhe gratë. Unë i shoh gjërat pa pamjen e jashtme dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”.

loading…