Rishfaqet Agim Veliu, poston një foto që tregon fuqinë e tij në LDK, partisë që deshi ta pensiononte

Kohëve të fundit nuk është shfaqur shumë në publik. Madje, është treguar “indiferent” edhe ndaj procesit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen pas një muaji.

Por, sonte ish Ministri i Brendshëm, ish nënkryetari i LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës ka thyer heshtjen.

Ai ka publukuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, kur shihet gjersa mban fjalim para qindra simpatizantëve. Veliu nuk e ka përshkruar fare këtë fotografi, ndërsa ka marr shumë komente nga qytetarët.

“Kjo foto Gimo tregon se me ty u mbush salla e me këtë tjetrin as klasa jo”, shkruan një komentues.

Vlen të theksojmë se LDK për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka zgjedhur platformën online për mbajtjen e fushatës zgjedhore.