Rina Rexhepi është kthyer pas një kohe të gjatë në Kombëtaren e Kosovës.

Ajo ka kaluar formë shumë të mirë në muajt e fundit në Ligën B të Danimarkës.

Shquhet për numrin e madh të golave që i shënon për skuadrën AGF Handbold.

Aktualisht është në mesin e dhjetë golashënueseve më të mira në ligën ku luan.

Në pesë ndeshje, Rina i ka shënuar plot 35 gola. Pra ka mesatare shumë të mirë të golave për ndeshje.Rinado të jetë armë shtesë në ndeshjet e Kosovës ndaj Ishujve Faroe.Ndeshjet me Ishujt Faroe i takojnë fazës së parë kualifikuese



për Botërorin 2023. Ndeshja e parë është të enjten në Istog, ndërsa e dyta të shtunën, po ashtu në Istog.