Futbolli italian po përjeton një moment magjik, pasi Serie A shkon me 7 ekipe në fazën me eliminim direkt në të gjithë turnet evropianë.

Pas Inter, Napoli e Lacio nga Champions, në Ligën e Europës kaluan më tej Roma dhe Atalanta, ndërsa i bashkohet edhe Milan. Në Ligën e Konferencës vijon më tej Fiorentina. Për momentin, duke iu referuar renditjes aktuale të UEFA, Italia qëndron në vendin e parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Spanja








