Llapi ka arritur të shënojë fitoren e radhës në elitën e futbollit kosovar, derisa këtë herë ka bërë rikthim spektakolar.

Skuadra e Batatinës ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës, derisa ka bërë një paraqitje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë, pasi arriti ta rikthej rezultatin nga 2:0 në 2:3, shkruan Ballkani.info.

Një fitore pa shumë mund e ka arritur Ballkani që e mposhti Fushë Kosovën me rezultat 0:2 ndërsa Gjilani me rezultat 1:0 e ka mposhtur Lirinë.

Nesër luhen dy takime tjera, Prishtina ndeshet me Dukagjinin ndërsa Drita me Feronikelin. /Ballkani.info