Xhudistja

Rikthimi i suksesshëm Majlindës pas lëndimit, fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi ka pësuar humbje në finalen në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi.
Kosovarja është mposhtur nga italiania Odette Giuffrida, të cilën e kishte mposhtur në Rio de Janeiro.

Pas afër dy minutave luftë me italianen, Majlinda  pësoi një lëndim, i cili ia pamundësoi fitoren.

Rruga deri në finale sigurisht që nuk ishte e lehtë për Majlindën, por përgatitja e lartë dhe dëshira e madhe e saj për një rikthim spektakolar, bëri që t’i mposht me Ippon pothuajse të gjitha kundërshtaret.

Turneun në Abu Dhabi, Majlinda e nisi me fitore kundër ruses Yulia Kazarina, për të mundur pastaj polaken Karolina Pienkoëaska, ndërsa kalimin në gjysmëfinale e siguroi me fitoren kundër izraelites Gili Cohen.

Luftë interesante ishte edhe ajo e gjysmëfinales ndaj britanikes Chelsie Giles, të cilën e mposhti me Ippon, për të arritur deri te finalja ndaj Odette Giuffrida, ku edhe u stolisë me medalje të artë pas fitores.

Fat i keq që Majlinda nuk arriti të dal me medaljen e artë nga ky kompeticion.