Rikthim i madh i Man Unitedit – Ronaldo vendimtar

Manchester Unitedi ka bërë rikthim të madh në ndeshjen kundër Atalantës, të cilën e ka fituar me rezultatin 3:2. Ky duel i ka takuar xhiros së tretë të Grupi F të Ligës së Kampionëve. Unitedi ishte duke humbur në pjesën e parë 2:0, por ia doli që në të dytën të shënojë tre gola për të arkëtuar pikë të plota.

Sërish vendimtar për ekipin anglez ishte Cristiano Ronaldo. Atalanta kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Mario Pasaliqit. Golin e dytë për ekipin italian e shënoi Merih Demiral me kokë në minutën e 9.

Rikthimi i ekipit anglez ndodhi në pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, Marcus Rashford ngushtoi epërsinë në 1:2. Shifrat në 2:2 i barazoi Harry Maguire në minutën e 75-të. Ndërkaq fitoren prej 3:2, Manchester Unitedit ia siguroi Cristiano Ronaldo.

Në duelin tjetër të këtij grupi, Villarreali ka fituar si mysafir i Young Boysit 4:1. Me gjashtë pikë, Unitedi është lider i grupit. Atalanta ka katër pikë dhe zë vendin e dytë, me pikë të njëjta me Villarrealin që është i treti. Young Boysi renditet i fundit me tri pikë.