Superliga

Rikthehet Superliga e Kosovës – dy super ndeshje në orar

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy super ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën.

Pas dy javë pushimi ndërkombëtar, ekipet tashmë i rikthehen kampionateve vendore, nder to edhe ekipet e Kosovës.

Java e 27-të në Albi Mall Superligën na sjell shumë ndeshje interesante, me dy takimet e ditës së sotme që janë padyshim nga ato që duhet shikuar.

Në ndeshjen e parë zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i cili është paraparë të luhet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Ndeshja tjetër është ajo në mes të Malishevës dhe Dritës, e cila do të zhvillohet në “Liman Gegaj”.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.