Gjatë ditës së sotme është rikthyer sërish frika në Koreja e Jugut, pasi raportoi të paktën 116 njerëz të ri-diagnostikuar me koronavirus, të cilët ishin shëruar nga sëmundja në valën e parë të shpërthimit pandemik.
Zyrtarët korean sugjeruan që së shpejti do të lehtësojnë masat e ashpra që synojnë parandalimin e shpërthimeve të reja, raporton Daily Mail.
Koreja e Jugut raportoi vetëm 25 raste të reja të hënën, por rritja e pacientëve të ri-prekur ka ngritur shqetësime.
Zyrtarët ende po hetojnë shkakun e rifillimit të rasteve. Por Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), ka thënë se virusi mund të jetë riaktivizuar në vend.
Ekspertë të tjerë thanë se sistemi i gabuar i testimit mund të ketë një rol të rëndësishëm ose mbetjet e virusit mund të jenë ende në organizmine pacientëve, por jo të jetë infektiv për nikoqirin tjetër.
116 raste të raportuara sot, janë më shumë se dyfishi i 51 rasteve të COVID-19 në vend raportuar një javë më parë.







