Rikthehet “Euro 2020”, Italia dhe Spanja kërkojnë finalen

Sonte (e martë) do zhvillohet gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Spanjës.

Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të kualifikohen deri në finale.

Duke marrë parasysh formën e mirë të dyjave, atëherë është thuajse e pamundur të dihet se kush është favoriti.

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Wembley”.Në finale, fituesi i këtij takimi do përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Danimarkës – Anglisë.