Rikthehet Eden Hazard, por mungon Luka Modric

Eden Hazard është rikthyer në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e sotme kundër Granadas në La Liga, por Luka Modric do të mungojë shkaku i lodhjes muskulore.

Real Madridi e pret Granadan në Alfredo di Stefano të mërkurën mbrëma në një ndeshje të La Ligës.

Sulmuesi belg Hazard ka munguar që prej kur u lëndua në një ndeshje kundër Alavesit më 28 nëntor.

Bashkë me të janë rikthyer edhe Isco, i cili e kishte marrë një goditje së fundmi, dhe Vinicius që vuante nga një inflamacion në stomak.

Ndërkohë, mesfushori kroat Modric do të mungojë, për shkak të mbingarkesës muskulore nga ndeshja e së dielës mbrëma, që Madridi e fitoi ndaj Eibarit.

Përveç Modricit, trajneri Zinedine Zidane i ka në dispozicion të gjithë futbollistët e vet.