Franck Ribery ka vendosur të largohet nga Evropa, për të vazhduar karrierën.
Ish ylli i Bayern Munich, do të transferohet në Katar apo në Arabinë Saudite, shkruan Bild.
36 vjeçari u largua nga Bayerni pas përfundimit të sezonit të kaluar, dhe tani është lojtar i lirë.
Ribery që ka qenë i lidhur me një kalim te Eintracht Frankfurt, por thuhet se të enjten ka përfunduar testet mjekësore, para transferimit në Lindjen e Mesme.







