Ribery pas super paraqitjes ndaj Milanit: “E dua futbollin”

Franck Ribery është shprehur jashtëzakonisht i lumtur dhe i entuziazmuar pas fitores së Fiorentinës kundër Milanit.

Ribery arriti të gjente edhe rrugën e golit në fitoren 1-3 të Fiorentinës kundër skuadrës së Milanit, duke e bërë lojtarin që të harrojë moshën e tij.

36 vjeçari u duartrokit nga tifozëria e Fiorentinës por edhe e Milanit, duke pranuar kështu respektin maksimal.

Pas kësaj, lojtari është shprehur se ndjehet akoma i ri dhe është në dashuri me futbollin.

“Jam i vjetër, por ndjehem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime. E dua” ka thënë Ribery.

“Jam i lumtur, kur luan në ‘San Siro’ është gjithmonë speciale. Është arenë e madhe, me shumë tifozë. Është situatë e rëndë për tifozët e Milanit, por performancë e rëndësishme për ne” ka thënë tutje francezi.

loading…