Trajneri i Bayernit, Niko Kovac e ka lënë Franck Riberyn jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj AEK-ut në Champions League, për shkak të lëndimit në shpinë.

Ribery ka startuar në 4 ndeshje të këtij sezoni në Bundesliga ndërsa ishte startues edhe në barazimin 1-1 me Ajaxin në Champions League.

Bayerni e ka ftuar edhe futbollistin me prejardhje nga Kosova, Meritan Shabanin për sfidën e së martës.

Bayerni i dha fund serisë negative prej 4 ndeshjeve pa fitore, teksa mposhti Wolfsburgun në fundjavë 1-3 me dy golëshin e Lewandowskit dhe James Rodriguez.

Bavarezët shpresojnë të mbështetën sërish te kjo dyshe në udhëtimin në Greqi përballë AEK-ut.