Sulmuesi anësor i Bayernit, Franck Ribery ka pësuar tërheqje muskulare gjatë seancës stërvitore të mbajtur në Doha.

Bavarezët ndodhen në Katar për të përgatitur fazën e dytë të sezonit, me 35 vjeçarin që ka shënuar 4 gola në 14 paraqitje këtë sezon në Bundesliga.

Bayerni ka njoftuar se ende nuk dihet kohëzgjatja e lëndimit të Riberys.

Së fundmi, Ribery ishte dënuar nga Bayerni për shkak të një postimi të mbushur me fyerje ndaj ndjekësve të tij, të cilët e kritikuan ish reprezentuesin francez pas një videoje ku shihej duke ngrënë mish të mbështjellur nga fije ari.