Ribery largohet nga Bayerni pas 12 sezoneve. Kjo është skuadra e tij e re!

Franck Ribery do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund qëndrimin prej 12 vitesh në klubin bavarez.

36-vjeçari ka vendosur të mos largohet që tani nga futbolli dhe do e vijojë karrierën në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Sadd, aty ku luan edhe ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandes, sipas informacioneve të dala nga gazeta gjermane “Kicker”.

Për francezin ky sezon i fundit te Bayerni nuk ka qenë pozitiv, i ndikuar shumë edhe nga dëmtimet dhe ka arritur të shënojë vetëm 5 gola, madje prej 22 dhjetorit nuk e di shijen e golit.

Ende nuk janë zbuluar shifrat dhe kontrata e Ribery me Al Sadd, por dihet që lëvizje të tilla bëhen për miliona euro dhe francezi do shtojë të ardhurat në llogarinë e tij me një kontratë të majme.

Ribery kaloi te Bayerni në vitin 2007 dhe prej asaj kohe ka luajtur 420 ndeshje, ku ka shënuar 122 gola dhe ka dhënë 183 asist. Ai ka fituar 8 tituj kampion në Gjermani dhe një Champions League në sezonin 2012-13, ku pretendoi të fitonte edhe “Topin e Artë”, por nuk ndodhi ashtu.