Rezultoi zbulimi i Serie A, kjo është paga modeste e Marash Kumbullës

Marash Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur më shumë te Verona në këtë sezon, por nëse në fushën e blertë ai ka shkëlqyer, paratë që fiton nga kontrata me Hellasin numërohen lehtësisht, pasi shqiptari 19-vjeçar është lojtari më pak i paguar te Verona.

Mediat italiane që qëndrojnë shumë afër klubi veronez kanë publikuar pagat e futbollistëve të Hellas ku spikat pikërisht Kumbulla i cili është lojtari më pak i paguar me vetëm 2 mijë euro në javë dhe diçka më shumë se 8 mijë euro në muaj, për një total vjetor rreth 100 mijë euro.

Ndryshe nga Kumbulla, Rrahamani paguhet disa herë më shumë pasi merr 7 mijë e 500 euro në javë dhe rreth diçka më shumë se 30 mijë euro në muaj.

Futbollisti më i paguar te Verona është sulmuesi veteran Giampaolo Pazzini me 46 mijë euro në javë dhe rreth 200 mijë euro në muaj.