Rezultoi dështim, mesfushori boshnjak gati të largohet nga Milani

Pas paraqitjeve mjaft të mira sezonin e kaluar, Rade Krunic arriti të sigurojë transferimin te Milani këtë verë, por pas 10 javëve të para, ka luajtur vërtetë pak dhe edhe nga Stefano Pioli nuk shihet si titullar.

Sipas mediave boshnjake, mesfushori është i pakënaqur me eksperiencën te kuqezinjtë, pasi sheh që është i fundit në hierarkinë e mesfushorëve të shumtë dhe po mendon largimin në huazim në janar, për të luajtur rregullisht.

loading…