Ish mbrojtësi i Milanit, së fundi trajner i Feyenoordit, Jaap Stam ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme dorëheqjen nga kjo detyrë në mënyrë të menjëhershme, pas një eksperience thuajse 5-mujore në stolin skuadrës.

Stam mori drejtimin e Feyenoordit gjatë verës së këtij viti, pas një eksperience mjaft të mirë 6-mujore te Zwolle, por nuk pati të njëjtat rezultate në skuadrën e re dhe vendimi erdhi pas humbjes 4-0 në ndeshjen ndaj Ajaxit.

Me Jaap Stam në stol, skuadra e Feyenoordit ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë, më pak se gjysma e Ajaxit që kryeson renditjen me 29 dhe 9 pikë larg zonës që të çon në Ligën e Kampionëve.

loading…