Rezultate befasuese, Malisheva trondit Ballkanin në finish, Trepça ’89 ndali Dritën

Dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll që u zhvilluan në kuadër të javës së 28-të kanë sjell rezultate befasuese.

Lideri i tabelës, Drita ka barazuar në fushën e vet me Trepçën ’89 1:1, rezultat ky tejet befasues.

Një rezultat i papritur ka ardhur edhe nga Suhareka ku Ballkani është ndalur në shtepi nga Malisheva me rezultat 2:2, duke dhënë kështu sinjale të forta se kampionati sivjet është tejet interesant dhe joshës. Nesër luhen ndeshjet tjera nga ora 15:00.