Edi Rama

Rezoluta antikorrupsion, Rama-opozitës: Votojeni sot, mos e bojkotoni nesër komisionin parlamentar

“Votojeni sot, mos e bojkotoni nesër komisionin parlamentar”, kjo ishte thirrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj opozitës atje për projekt-rezolutën antikorrupsion.

Sipas tij, qeveria ka 10 vite që lufton korrupsionin dhe se ka ndërmend të ndalet.

“Kjo draft-rezolutë është çfarë i duhet Republikës së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE. Kjo nismë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë me burime të ndryshme, janë fantazuar qëllime të fshehta apo është propaganduar se ne qenkemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Jo! Ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh”.

“Bashkë me SPAK-un që do ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Dhe kush e pi njëherë po, e njëherë jo… Jo që nuk ka shans të vetëpastrohet, por zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin, ka ndodhur dhe transformimi rrënjësor i shërbimit publik bashkë me radhët e pafundme të bakshisheve të përhershme deri për një certifikatë lindjeje”./KlanTv