Rey Manaj

Rey Manaj tregohet vendimtar, i siguron tri pikë Sivassporit me golin në minutat e fundit

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj i ka siguruar tri pikë ekipit të tij, Sivasspor, me golin e vetëm në ndeshjen ndaj Istanbulsporit.

Sivasspor ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Istanbulsporit, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Turqisë.

Goli i vetëm në këtë fitore u shënua nga sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, në minutën e 86-të.

Manaj mori një top të gjatë dhe pasi hyri në zonë u tregua ‘vrasës’ duke mposhtur portierin me një goditje të fortë për 1-0.

Ky ishte goli i gjashtë i Manajt deri tani në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shtuar edhe tri gola në Kupë.