Rey Manaj shënon gol të mrekullueshëm me fanellën e Barcelonës

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj bëri një debutim historik pasditen e sotme duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Barcelonës.

Por jo vetëm kaq. Me shansin e parë që iu dha, Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar golin e parë me fanellën e Barçës.

24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshje, duke shënuar një supergol nga diagonalja.